Europa nis kursimin e energjisë, nga fikja e dritave dhe kondicionerit, te reduktimi i ujit të ngrohtë

Publikuar më: 5/9/2022, ora 21:22

Europa nis kursimin e energjisë, nga fikja e dritave dhe kondicionerit, te reduktimi i ujit të ngrohtë

Publikuar më: 5/9/2022, ora 21:22

Europa po merr masa strikte për të kursyer pas rritjes së çmimeve të energjisë elektrike në tregun e lirë në nivele rekord.

Spanjollët tashmë janë të detyruar me ligj të mos e përdorin kondicionerin kur temperaturat nuk kalojnë mbi 27 gradë Celsius dhe ju ndalohet ngrohja nëse temperaturat e ambientit nuk janë nën 19 gradë.  Të njëjtën masë kanë marrë edhe vendet si: Italia, Franca dhe Greqia.

Në Spanjë, Gjermani dhe Francë, baret, dyqanet dhe zyrat do t’i mbajnë dyert e mbyllura për të garantuar efiçencën e energjisë. Gjatë natës, ndalohet reklamimi me ndriçim dhe ndërtesat publike e monumentet do të duhet të fikin dritat.

Në Gjermani po reduktohet përdorimi i ujit të ngrohtë. Përjashtime bëhen për objektet mjekësore, shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor.

Muajt në vijim, me uljen e temperaturave, pritet të merren masa të reja nga shtetet europiane për kursimin e energjisë elektrike. Një prej tyre është edhe rinovimi i ndërtesave për të rritur eficiencën e përdorimit të kësaj të mire që po na kushton më shumë se kurrë.