Gjendet një person i mbytur te Shkallët e Tujanit

Publikuar më: 5/9/2022, ora 18:37
Shkalla e tujanit rruga tirane aksident 1024x576

Gjendet një person i mbytur te Shkallët e Tujanit

Publikuar më: 5/9/2022, ora 18:37

Trupi i pajetë i një personi është gjetur rastësisht nga kalimtarët në vendin e quajtur ‘Shkallët e Tujanit” në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima është 63 vjeçari S.F. i cili është gjetur i mbytur në ujërat e lumit Brar.

Shkaqet e vdekjes së të moshuarit janë ende të paqarta, ndërkohë që paraprakisht dyshohet për një ngjarje aksidentale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin ku u gjet trupi dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.