Kamzë, parandalohet krimi në familje, arrestohet 37-vjeçari

Publikuar më: 5/9/2022, ora 09:40
armet 1280x720

Kamzë, parandalohet krimi në familje, arrestohet 37-vjeçari

Publikuar më: 5/9/2022, ora 09:40

Një krim i mundshëm në familje është parandaluar nga forcat e policisë së kryeqytetit duke sjellë arrestimin e një shtetasi 37-vjeçar, Marash Mexhaj.

Sipas informacioneve, i arrestuari ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, dhe kishte arritur ta kanoste atë me një armë zjarri, e cila u sekuestrua në flagrancë gjatë operacionit në fshatin Kasallë, ku çifti banonte,  ndërkohë që ishte me fishek dhe gati për qitje.

Personi tentoi të largohet nga vendngjarja, por u kap nga efektivët.

Mexhajt i janë sekuestruar ndër të tjerat edhe municione ushtarake, si dhe 5 radio që dyshohet se lidheshin me valët e radiove të Policisë, diçka që bën të mendohet edhe për vepra të tjera të paligjshme.