Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kërcënimi i Rusisë bëhet serioz: Nuk e rihapim gazin nëse Europa nuk heq sanksionet

Nga A2 CNN
5 Shtator 2022, 18:52 | Bota
Kërcënimi i Rusisë bëhet serioz: Nuk e rihapim gazin

Ndonëse Gazprom paralajmëroi se do të ndërpriste për 3 ditë furnizimin me gaz për Europën për arsye remonti në gazsjellës, situata duket se është më delikate se kaq.

Autoritetet ruse deklaruan të hënën se nuk do të rikthejnë furnizimin me gaz nëse Europa nuk heq sanksionet e vendosura.

Gjatë një konference për mediat, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u shpreh se sa më shpejt të hiqen sanksionet, aq më shpejt do të rinisë dhe furnizimi me gaz për Kontinentin e Vjetër.

Europa prej muajsh tashmë është duke akuzuar Rusinë se po përdor gazin për shantazh dhe shumë vende tashmë po marrin masa për t’u përballur me një dimër të vështirë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli