“Këshillimi Kombëtar”, PD: Qeveria kërkon të ketë në kontroll çdo zyrë të drejtësisë

Publikuar më: 5/9/2022, ora 16:36
sinkron Ristani frame 0 1280x720

“Këshillimi Kombëtar”, PD: Qeveria kërkon të ketë në kontroll çdo zyrë të drejtësisë

Publikuar më: 5/9/2022, ora 16:36

Partia Demokratike ka rikujtuar sot zarfet e Këshillit Kombëtar që disa muaj më parë mbërritën në dyert e qytetarëve me pyetje edhe për sistemin gjyqësor.

Anëtari i Kryesisë së PD, Arben Ristani denoncoi kthimin në ligj të një prej pyetjeve që bën fjalë për gjyqtarët e prokurorët që nuk e kanë kaluar vettingun, duke e quajtur si vënie nën kontroll të drejtësisë.

“Pyetja 10, nga 12 gjithsej, ishte: Ka njerëz që thonë se gjyqtarët dhe prokurorët, që nuk kanë kaluar ende Vetingun, duhet të pezullohen automatikisht nga sistemi i drejtësisë, nëse vendimmarrjet e tyre janë haptazi në kundërshtim me ligjin, ndërsa të tjerë thonë, se pezullimi dhe përjashtimi nga sistemi duhet të kryhet sipas procedurave në fuqi.

Si mendoni ju? Pyet qeveria.

Sipas qeverisë, që vetë i bën pyetjet dhe vetë plotëson përgjigjet, 74 për qind e popullit e mbështesnin Po-në, pra faktin se gjyqtarët dhe prokurorët duhen pezulluar automatikisht.

Mesa duket, populli sipas qeverisë, që njeh mirë dhe profesionalisht sistemin e drejtësisë, nuk duket të jetë dakord edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila, e ka shpallur antikushtetues dënimin e gjyqtareve për vendimet e tyre dhe ka shfuqizuar dispozitën e Kodit Penal për këtë çështje”, deklaroi Ristani.