Kina miraton vaksinën antiCovid nga hunda

Publikuar më: 5/9/2022, ora 17:12
126592256 gettyimages 1317488623

Kina miraton vaksinën antiCovid nga hunda

Publikuar më: 5/9/2022, ora 17:12

Kina është bërë vendi i parë që ka miratuar një vaksinë kundër koronavirusit që merret nga hunda.

Prodhuar nga CanSino, vaksina ka përbërës të ngjashëm me atë që injektohet dhe përdorur një adenovirus të padëmshëm si bartës për kodin gjenetik që i mëson trupit se si të luftojë Covid-in.

Sipas kompanisë, Convidecia Air mund të sigurojë mbrojtje të mirë që me spërkatjen e saj të parë.

Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore të Kinës i dha miratimin CanSino që vaksina e saj me spraj të përdoret si një dozë përforcuese.