Kina tronditet nga një tërmet i fuqishëm

Publikuar më: 5/9/2022, ora 09:50
termet ne kine 1201x720

Kina tronditet nga një tërmet i fuqishëm

Publikuar më: 5/9/2022, ora 09:50

Kina është tronditur nga një tërmet i fuqishëm mesditën e së hënës.

Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 6,8 i shkallës rihter, me epiqendër në perëndim të provincës Sichuan, në një zonë malore.

Pak minuta nga tërmeti i parë i fuqishëm, një tjetër lëkundje 4,2 rihter u regjistrua në qytetin Yaan.

Deri tani, nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar. 10 vite më parë, qyteti Yaan u godit nga një tërmet i fuqishëm, i cili u mori jetën më shumë se 100 personave.