Lajme të mira për Juventusin, ylli i ekipit rikthehet për PSG

Publikuar më: 5/9/2022, ora 15:50
di maria infortunio screen 1151x720

Lajme të mira për Juventusin, ylli i ekipit rikthehet për PSG

Publikuar më: 5/9/2022, ora 15:50

Angel Di Maria është gati për ndeshjen e parë ne Champions League kundër Paris Saint Germain.

Lajmet të mira kanë ardhur nga infermieria e Juventusit në Pragë të ndeshjes me kampionet e Francës. Sipas mediave të njohura italiane, argjentinasi ia ka dalë të rikuperohet nga dëmtimi që mori në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Sassuolos.

Ndonëse forma e tij akoma nuk është ajo më e mira. 34-vjeçari u aktivizua dhe në ndeshjen e fundit që skuadra barazoi ndaj Fioretinës, por u zëvendësua qe ne fillimin e pjese se dyte për shkak të problemeve të shumta.

Kjo shqetësoi dhe më shumë tifozët bardhezi. Gjithsesi, duket se Di Maria e ka lënë pas këtë lëndim dhe është gati për rikthimin në “Park de Prince”, por këtë herë si kundërshtar. A do të luajë apo jo titullar, fjala e fundit i takon tekniku Allegri.

Ndeshja PSG-Juventus do të luhet këtë të martë në orën 21:00.