Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Masakër në Kanada, 10 viktima të therura në fisin e indigjenëve

Nga A2 CNN
5 Shtator 2022, 08:42 | Bota

Një masakër, pothuajse e paprecedentë në Kanada. Janë 10 personat e vdekur, ndërsa 15 të tjerë ndodhen në spital nga një sulm për të cilin akuzohen dy të rinj të moshës 30-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në qytezat e Weldon dhe Saskatoon, në provincën e Saskatchewan, pjesë e komuniteteve indigjene që në atë vend kanë një lloj autonomie nga pushteti qendror kanadez.

Nuk dihen ende arsyet e sulmit vrastar, i cili është kryer vetëm me mjete prerëse dhe jo armë zjarri. Dy të akuzuarit, Damien Sanderson dhe Myles Sanderson, kanë një lidhje ende të panjohur mes tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=4H1Inp4jyy8

Kryeministri kanadez, Justn Trudeau, është shprehur zemërthyer nga sulmi, duke kërkuar që autorët, ende në kërkim, të kapen sa më shpejt.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani