Mbappe konfirmon marrëdhënien e ftohtë me Neymar

Publikuar më: 5/9/2022, ora 22:37
neymar mbappe

Mbappe konfirmon marrëdhënien e ftohtë me Neymar

Publikuar më: 5/9/2022, ora 22:37

Kylian Mbappe, në prag të sfidës PSG-Juventus, ka konfirmuar se marrëdhënia e tij me Neymar nuk është më e mira e mundshme.

“Ky është viti im i gjashtë me Neymar. Gjithmonë kemi pasur marrëdhënie të bazuar në respekt, ka momente që marrëdhënia është e ngrohtë, ka momente që është e ftohtë. Kështu është marrëdhënia jonë”, tha sulmuesi francez.

“Kam shumë respekt për futbollistin. Kur ke të bësh me dy lojtarë me karakter kaq të fortë, ka momente të ndryshme, por gjithmonë me respekt dhe duke pasur interesin e ekipit prioritet”, shtoi Mbappe.