Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Nis sesioni i ri, Meta zbulon çfarë do të bëjë jashtë Parlamentit

Nga A2 CNN
5 Shtator 2022, 14:14 | Politikë
Nis sesioni i ri, Meta zbulon çfarë do të bëjë

Në një deklaratë për mediat këtë të hënë, kryetari i Partisë së Lirisë, ish-presidenti, Ilir Meta, u shpreh se do të jetë vazhdimisht jashtë parlamentit së bashku me qytetarët për të cilët ai tha se janë të papërfaqësuar.

“Nuk duhet të habiteni, që në mënyrë të vazhdueshme, të jem vazhdimisht përpara parlamentit, së bashku me ata qytetarë që ndjehen të papërfaqësuar nga një parlament me vota të vjedhura”, tha Meta.

Më tej, ai bëri të ditur se brenda 24 orëve do të njoftohet edhe protesta e parë.

““Nuk mund të flasim sot për protesta në emër të opozitës. Mund t’iu themi se vendi ka nevojë që çdo minutë të gjithë të protestojnë ndaj çdo padrejtësie. Mund t’iu them se Partia e Lirisë ka një agjendë të sajën për të nisur protestat antikorrupsion.

Një nga protestat e para do të njoftohet në këto 24 orë. Do të ketë vazhdimisht protesta aty ku ndodh krimi, aty ku vidhet qytetari. Kjo do të ndodhë pasi të konsultohem edhe me drejtuesit e tjerë të partisë”, tha Meta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë