Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Presidenti Begaj dekoron Rita Orën me titullin “Naim Frashëri”

Nga A2 CNN
5 Shtator 2022, 12:54 | Aktualitet

Këngëtarja 31-vjeçare e lindur ne Prishtinë, por e rritur në Londër, është një nga emrat më të njohur ndërkombëtar të muzikës pop, me tituj si “Hot right now”,  "R.I.P." and "How We Do (Party)", por pjesëmarrës edhe në filma të njohur dhe të diskutuar si Fifty Shades Of Gray.

Aktiviteti i saj në promovimin e Shqipërisë dhe Kosovës ishin pjesë e motivacionit të Presidencës. “Në vlerësim të kontributit të dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit. Me mirënjohje për aktivitetin dhe rolin e saj si ambasadore në çështje me ndjeshmëri të lartë kombëtare dhe globale”.

Rita Ora, presidenti Bajram Begaj dhe i ati i këngëtares, Besniku

Në takimin me këngëtaren, presidenti Begaj nënvizoi se “se ky nderim sot mbart vlerësimin e çdo artdashësi në Shqipëri, Kosovë dhe kudo në botë. Janë miliona njerëz që mendojnë se ti je shembulli më i qartë se kur talenti dhe dimensioni njerëzor ndërthuren së bashku, krijojnë vlera të jashtëzakonshme që frymëzojnë globalisht. Dhuntia jote, një zë i mrekullueshëm, së bashku me shumë talente të tjera që mbart, të kanë shndërruar në një njeri që ka rrëmbyer zemrat e miliona artdashësve”.

Rita Ora do të mbajë nesër një koncert në Tiranë, në sheshin Skënderbej.

https://youtu.be/40dD-A6ljyk

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani