“Seancë për protektoratet e krimit, asnjë ligj për qytetarët”, Berisha: Stinë protestash të papara  

Publikuar më: 5/9/2022, ora 18:59
SALI BERISHA frame 9930 1280x720

“Seancë për protektoratet e krimit, asnjë ligj për qytetarët”, Berisha: Stinë protestash të papara  

Publikuar më: 5/9/2022, ora 18:59

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dënuar seancën e sotme parlamentare, që sipas tij nuk solli asnjë nen e ligj ën mbështetje të qytetarëve shqiptarë, sikurse ka ndodhur në Kosovë. Ai e cilësoi atë si seancën e protektoratit të krimit, teksa solli në vëmendje palnin emasave të qeverisë së Kosovës në ndihmë të qytetarëve të saj.

“Edi Rama thirri parlamentin në ditën e nderimit të Shën Terezës, ditë e cila inspiron më shumë se çdo gjë tjetër, mëshirë, dhembshuri dhe ndjeshmëri ndaj atyre që janë në vuajtje dhe nevojë.

Unë mund të ju them se sot kjo seancë, të thuash që ishte pagane, i turpëron paganët. Në një listë të gjatë ligjesh dhe vendimesh, nuk kishte absolutisht asnjë rresht të vetëm, nen apo vendim të vetëm për qytetarin shqiptar. Kurse ky parlament nuk ka asnjë vendim asnjë nen, ligj, për të mbështetur qytetarët shqiptarë në nevojë, në këtë periudhë që po vidhen në mënyrë të tmerrshme, duke shfrytëzuar edhe rritjen e çmimeve me bordet komuniste të Edi Ramës. Dënoj këtë seancë e këtë kalendar të parlamentit, të denjë vetëm për protektoratet e krimit”.

Berisha solli në vëmendje edhe paketën ndihmëse në Kosovë për të përballuar rritjen në çmimeve, në një kohë që sipas tij qeveria shqiptarë nuk ka as një plan për të mbështetur qytetarët shqiptarë në nevojë.

Rikujtoj se vetëm dy ditë më parë, jo qeveria gjermane e cila dha 45 miliardë euro për qytetarët e saj, nuk e marr këtë shembull, por qeveria e Kosovës akordoi për qytetarët e saj 100 euro për çdo pensionist. Akordoi 100 euro për çdo student, 100 euro për çdo punonjës të ndërmarrjeve publike. 50 euro për çdo punonjës të administratës publike dhe dyfishoi fiks ndihmën ekonomike. E tëra kjo për të përballuar çmimet që sot në Kosovë, duke filluar nga nafta dhe të gjitha produktet bazë janë 30% më të ulëta se në Shqipëri.

Kreu i PD lajmëroi stinë protestash dhe tha se Rama i ka ditët të numëruara.  

“Kjo stinë lajmëron protesta të papara. Padiskutim që koordinimet do të bëhen. Ka një front opozitar që do të mblidhet. Do të mblidhet ‘Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë’ dhe do të miratojë një agjendë që ka si synim një protestë të qëndrueshme popullore në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë. Rama i ka kohët e numëruara. Në Beograd dëshmoi se Shqipërinë e do serbisht, athe do të shkojë nëse lejohet. Ai do të japë llogari për të gjitha vjedhjet që ka bërë. Opozita është në betejë me Ramë, kryetarja e Kuvendit është një instrument në duart e tij”.