Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë

Publikuar më: 5/9/2022, ora 13:43
policia tritol plagosje 1269x720

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë

Publikuar më: 5/9/2022, ora 13:43

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të hënë në Bulqizë.

Mësohet se një konflikt mes disa personave ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit në Shupenzë të Bulqizës.

Ngjarja është njoftuar pak minuta më parë, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse ka të plagosur.

Policia e Bulqizës ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ndodhi konflikti në vendin e quajtur “Ura e Sebinit”. Paraprakisht konflikti dyshohet të ketë qenë i çastit.