Tërmeti i fuqishëm goditi Kinën, rrëshqet kodra, raportohet dhe për viktima

Publikuar më: 5/9/2022, ora 11:51

Tërmeti i fuqishëm goditi Kinën, rrëshqet kodra, raportohet dhe për viktima

Publikuar më: 5/9/2022, ora 11:51

Një tërmet i fuqishëm goditi provincën Sichuan mesditën e së hënës në Kinë. Tërmeti ka qenë me magnitudë 6,8 i shkallës rihter.

Deri tani, autoritetet lokale kanë konfirmuar 7 persona të vdekur e me dhjetëra të plagosur.

Tërmeti i fuqishëm ka shkatërruar shumë ndërtesa, ndërsa dëme janë shkaktuar edhe në disa rrugë. Po ashtu, në Luding ka pasur rrëshqitje të mëdha të tokës.

Për pasojë është bllokuar qarkullimi në disa qytete, ndërsa është ndërprerë edhe energjia elektrike.