Vatikani përkujton Shën Terezën me një film dhe një monedhë të re

Publikuar më: 5/9/2022, ora 14:42

Vatikani përkujton Shën Terezën me një film dhe një monedhë të re

Publikuar më: 5/9/2022, ora 14:42

“Madre Teresa No Greater Love”, ishte filmi dokumentar që u prezantua në Vatikan në përvjetorin e 25-të të vdekjes së Nënë Terezës. Vatikani ka publikuar materiale të rralla të arkivit të urdhrit të saj, por njëkohësisht ka lajmëruar edhe një monedhë simbolike në kujtim të jetës së Shën Terezës.

Kështu përkujtohet shenjtorja që prej 25 vitesh i mungon botës, por që i la njerëzimit mesazhe të mëdha. Në monedhën e re, Shën Tereza shfaqet me një fëmijë në krah, ashtu sikurse gjatë gjithë jetës së saj u përpoq t’i dedikohej me dashuri gjithë njerëzve që jetonin në lagjet e varfra dhe problematike të botës, nga Rio de Zhaneiro e deri në Kalkuta.

Portreti i shenjtores i konceptuar nga artistja Orieta Rossi sjell imazhin e një djali indian në krahët e Nënë Terezës që tek ajo sheh shëmbëlltyrën e një nëne, që ofron dashuri, përkushtim dhe devotshmërinë për ata që kanë nevojë. Kjo nuk është hera e parë që figura e saj gdhendet në monedha apo në pulla postare, pasi misionarja me origjinë shqiptare u shpall e bekuar nga Gjon Pali II në vitin 2003 dhe e shenjtë nga Papa Françesku në vitin 2016.