Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vrau vëllain dhe kunatën, zbardhet dëshmia e Muskurtit, biseda e fundit me viktimat

Nga A2 CNN
5 Shtator 2022, 15:22 | Kronikë
Vrau vëllain dhe kunatën, zbardhet dëshmia e Muskurtit, biseda e

Përpara hetuesve, Arsen Muskurti, 44-vjeçari i akuzuar për vrasjen e vëllait dhe kunatës, ka rrëfyer debatin e fundit më viktimat, para se të hapte zjarr. Fjalët që paraprinë fundin tragjik të Dritan e Nora Muskurtit, zbardhen në vendimin e Gjykatës së Tiranës, që izoloi në burg të akuzuarin Muskurti.

“Kam hyrë në agjenci dhe kam gjetur aty Dritanin dhe Norën. Menjëherë sapo kam hyrë, kam nxjerrë pistoletën dhe i jam drejtuar Dritanit “pse më shantazhon mua, fëmijët e mi, nënën dhe babën”. Ai më është përgjigjur me fjalët “du me e bë”. Atëherë unë kam qëlluar me armë në drejtim të Dritanit dhe më pas nuk mbaj mend se çfarë kam bërë më pas. Pas këtyre veprimeve jam larguar për te biznesi im që e kam aty pranë. Kam futur armën përsëri në kasafortë aty ku e kisha dhe jam larguar për te shtëpia ime e ndodhur në rrugën 5 Maji”.

https://youtu.be/uCwKhclDguI
https://a2news.com/2022/09/01/vrau-vellain-dhe-kunaten-arsen-muskurti-ne-gjykate-kam-bere-7-kallezime-per-ta-armen-e-kisha-me-leje/

Sipas Muskurtit, gjithçka kishte ardhur pas një tronditjeje të rëndë psikike, pasi ishte konfliktuar me të vëllain prej vitit 2017, ishte në proces gjyqësor, i kishte ardhur një fletëthirrje nga gjykata për një urdhër-mbrotjeje dhe se kishte qenë në vijimësi i kërcënuar për jetën e fëmijëve të tij.

“Në tetor të vitit 2018, në dyqanin që unë dhe Dritani ishim bashkortakë në rrugën “Islam Alla” Tiranë, ai ka dashur të më vrasë mua me anë të një bajonete, ngjarje për të cilën unë kam bërë njoftim dhe kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë. Edhe pas këtij momenti Dritani ka vijuar kërcënimet me SMS ndaj meje, bashkëshortes sime dhe fëmijëve të mitur.

Përmbajtja e mesazheve ka qenë kryesisht, ‘do ju vras, do ju pres’ e gjëra të tjera të kësaj natyre, sidomos për fëmijët”. Prokuroria e Tiranës e akuzon Muskurtin për akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” në dy raste, vepër për të cilën kodi penal parashikon dënim jo më pak se 20 vjet deri në burgim të përjetshëm.

https://a2news.com/2022/08/31/vellavrasja-ne-tirane-viktima-kerkoi-urdher-mbrojtje-ishin-ne-gjyq-per-173-milione-leke/

A2 CNN Livestream

Dita jonë