Zbulohen në bunker makinat e rralla

Publikuar më: 5/9/2022, ora 13:07

Zbulohen në bunker makinat e rralla

Publikuar më: 5/9/2022, ora 13:07

Ben dhe Eran, të cilët kanë kanalin Lost Adventures në Youtube, zbuluan një thesar të vërtetë të fshehur në një bunker nëntokësor në Surrey të Anglisë.

Ata u futën në një ndërtesë, të cilën e kishin piketuar vite më parë dhe u përballën me një koleksion të makinave të vjetra.

Ata gjetën makina të markave të ndryshme, si Bentley e të tjera. Ata gjetën aty edhe një Proton Perdana, e cila i përkiste Mahathir Mohammad, ish-kryeministrit të Malajzisë.

“Këto makina nuk mund t’i shihni kurrë në rrugë, edhe nëse dikush do t’i blinte ato. Kjo është një çmenduri”, thanë djemtë.