Armando Broja debuton në Champions League

Publikuar më: 6/9/2022, ora 20:10
broja champions 1111x720

Armando Broja debuton në Champions League

Publikuar më: 6/9/2022, ora 20:10

Sulmuesi i kombëtares, Armando Broja, debutoi në Champions League.

Në ndeshjen që Chelsea luajti në Kroaci, ndaj Dinamos së Zagrebit, Broja u fut në fushë në minutën e 60, duke luajtur kështu për herë të parë në karrierë në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit.

Nga ana tjetër, për Dinamon e Zagrebit e nisi këtë ndeshje si titullar mesfushori shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi, i cili është dhe kapiten i ekipit.