Arsimi profesional në Durrës, ndryshojnë degët e preferuara nga nxënësit

Publikuar më: 6/9/2022, ora 15:41

Arsimi profesional në Durrës, ndryshojnë degët e preferuara nga nxënësit

Publikuar më: 6/9/2022, ora 15:41

Arsimi i mesëm profesional duket se po thith numrin më të lartë të nxënësve që mbarojnë arsimin 9-vjeçar në Durrës.

Këtë fakt e konfirmon numri i lartë i regjistrimeve në vitin e parë të shkollës së mesme. Një prej shkollave më të mëdha të arsimit profesional jo vetëm në Durrës, por edhe në vend, “Beqir Çela”, ka regjistruar në vitin e parë deri më tani mbi 300 nxënës, ndërsa në total në këtë institucion mësojnë mbi 1400 nxënës.

Bizneset përgjatë autostradës Tiranë-Durrës përbëjnë numrin më të lartë të kërkesave për specialistë pranë shkollës profesionale “Beqir Çela” dhe fakti që kërkesat nga firmat vijnë gjithnjë në rritje, tregon se një pjesë e konsiderueshme e nxënësve që përfundojnë aftësimet profesionale zgjedhin të largohen jashtë vendit. Ç’ka tregon se pavarësisht kërkesave, duket që firmat ende nuk po arrijnë të joshin specialistët për të cilët kanë nevojë dhe se arsimi profesional më shumë se sa firmat vendase, por furnizon vendet e BE.