Energjia dhe paketa e rezistencës, socialistët kërkojnë masa për kufizime në përdorim

Publikuar më: 6/9/2022, ora 15:20

Energjia dhe paketa e rezistencës, socialistët kërkojnë masa për kufizime në përdorim

Publikuar më: 6/9/2022, ora 15:20

Paketa e rezistencës dhe energjia natyrshëm zunë peshën kryesore në diskutimet e komisionit të ekonomisë për ndryshimet e qeverisë në buxhet.

6.1 miliardë lekë do të jetë mbështetja e re për shtresat në nevojë, si lehtësim për krizën e çmimeve. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë shpjegoi se paketa do të prezantohet pas disa ditësh, por detaje të tjera për deputetët nuk pati.  

Diskutimi u zhvendos nga ministrja tek kriza energjetike, që po i kushton buxhetit së paku 28 miliardë lekë.

Për deputetin demokrat Edmond Spaho, rritja e çmimit të energjisë do të godiste të gjitha familjet shqiptare.

Buxheti i shtetit pritet të mbledhë 255 milionë euro më shumë se plani. Krahas energjisë dhe paketës së rezistencës, fondet do të shkojnë kryesisht për investimet publike dhe rritjen e sigurisë kibernetike.

Ministrja Ibrahimaj, zbuloi se në Shtator do të vijë për shqyrtim në Parlament edhe ligji i ri për tatimin e të ardhurave, sipas të cilit profesionistët e lirë pritet të paguajnë më shumë. Lajm i mirë është se nuk do të ketë ndryshime në taksa, për sa kohë do të vazhdojë kriza.