Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ferrarit i mungon strategjia, e “sulmon” ish-kampioni i botës: Këto gabime nuk ndodhin as në Formula 3

Nga A2 CNN
6 Shtator 2022, 14:23 | Sporte të tjera
Ferrarit i mungon strategjia, e “sulmon” ish-kampioni i botës:

Ferrari në Formula 1 duket gjithmonë e më në krizë. Ekipi mitik filloi sezonin si pretendent kryesor për titullin që i mungon nga viti 2007 me Raikkonen si pilot dhe në 2008 si mjet, por me kalimin e garave nuk arriti të mbante ritmin e Red Bull dhe veçanërisht të Verstappen.

Kjo për shkaqe të ndryshme, nga problemet teknike te gabimet të Leclerc dhe Sainz, por në veçanti për pikë të humbura nga strategjia dhe përllogaritja e “pit-stopeve”, pra ndërrimin e gomave dhe furnizimin me karburant gjatë garës.

Për këtë arsye, kritikat mbi drejtuesin teknik të Ferrarit, Mattia Binotto, janë shumë të forta, dhe nga drejtime të ndryshme. Sulmi i fundit erdhi live nga ish-kampioni i botës, Nico Rosberg. Gjermani që triumfoi në vitin 2016 dhe u tërhoq pak ditë më vonë, e cilësoi të pajustifikuar atë që po ndodh me të ”kuqen” italiane.   

“Në një garë nuk është e mundur mos të gjesh gomat. Binotto vijon të thotë se gjithçka shkon mirë, por nuk është kështu. Nuk vazhdohet në këtë mënyrë. Edhe ekipet e Formula 2 dhe 3 nuk bëjnë gabime të tilla, në epit-stop. Ka nevojë për ndryshime”, deklaroi ish-piloti në kanalin Sky Sport në Britaninë e Madhe.

Nuk mungoi përgjigjja e Binottos, që theksoi se “nuk do të ketë asnjë ndryshim, po i përgjigjem drejtpërdrejtë Nikos”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli