Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Humb jetën pasi futet në det 58-vjeçarja nga Shëngjini

Nga A2 CNN
6 Shtator 2022, 17:07 | Kronikë
Humb jetën pasi futet në det 58-vjeçarja nga Shëngjini

Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 14:00, në zonën e quajtur “Skalierat" në Shëngjin. Policia lokale njofton se një 58-vjeçare me iniciale V. Rr., 58 vjeçe, ka humbur ndjenjat sa po është futur në det dhe më pas ka ndërruar jetë sapo është transportuar në spital.

Vrojtuesi i plazhit dhe pushues të rastësishëm i kanë dhënë ndihmën e parë 58-vjeçares, e cila më pas është transportuar me ambulancë për në Spitalin Rajonal Lezhë, por ka ndërruar jetë.

Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se 58-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.

Vijon puna për sqarimin e plotë të ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani