I gjetën në shtëpi 262 kilogramë kanabis, arrestohet 46-vjeçari në kërkim nga viti i kaluar

Publikuar më: 6/9/2022, ora 13:07
arrest 1280x720

I gjetën në shtëpi 262 kilogramë kanabis, arrestohet 46-vjeçari në kërkim nga viti i kaluar

Publikuar më: 6/9/2022, ora 13:07

Forcat e policisë kanë arrestuar një 46-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi vitin e kaluar në banesën e tij në lokalitetin Çairet të Kaninës, u gjetën rreth 262 kilogramë kanabis.

Bëhet fjalë për shtetasin Fatbardh Kapllanaj, i cili bashkë me 22-vjeçarin Engjëllush Kapllanaj dhe 21-vjeçarin Klajdi Kapllanaj arriti t’i shpëtojë fillimisht operacionit policor të vjetshëm, ku u arrestuan kryeplaku i atëhershëm i Kaninës Andon Todi, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe Gramos Islamaj, punonjës i OSHEE-së, për “Shpërdorim i detyrës”.

Ndërkohë që 21-vjeçari Klajdi Kapllanaj u arrestua më pas më 12 prillin e këtij viti, tashmë mbetet në kërkim vetëm Engjëllush Kapllanaj.