Kapen 52 kg hashash në kufirin Greqi-Shqipëri, në pranga dy shqiptarë

Publikuar më: 6/9/2022, ora 19:40
policia gjermani kanabis telefonata aksidentale

Kapen 52 kg hashash në kufirin Greqi-Shqipëri, në pranga dy shqiptarë

Publikuar më: 6/9/2022, ora 19:40

Policia greke ka vënë në pranga 2 shtetas shqiptarë të cilët ishin duke trafikuar një sasi të madhe lënde narkotike të llojit kanabis sativa, në zonën e Kozanit.

Sipas të dhënave paraprake, lënda narkotike u sekuestrua në një makinë që drejtohej nga një 31 vjeçar shqiptar, i cili shoqërohej nga një grua 51-vjeçare.

Policia helene kishte informacion për mjetin me lëndë narkotike dhe e ndaloi atë në aksin Kozani-Selanik në një postobllok.

Pas kontrollit në makinë, u gjetën 52 kg kanabis sativa të mbështjella me letër celofoni.

Dy të ndaluarit u dërguan në gjykatën e Kozanit, e cila vendosi t’i lërë më burg deri në përfundimin e hetimeve.