Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Karta e shanseve”, Gjermania josh shqiptarët, maturantët “dynden” te ambasada

Nga A2 CNN
6 Shtator 2022, 16:09 | Aktualitet
“Karta e shanseve”, Gjermania josh shqiptarët, maturantët

Me të mbaruar gjimnazin, të rinjtë shqiptarë po dynden në dyert e ambasadës gjermane për t’u larguar nga vendi. Por teksa “karta e shanseve” e të shkuarit në Gjermani për të rinjtë e sapo-diplomuar është ndjekja e studimeve universitare, destinacioni i parapëlqyer i shqiptarëve po mendon vetë për pjesën tjetër, ata që i kanë vënë kyçin arsimimit dhe presin për një punë.

Grejsi dhe Mea po presin me dosje në duar me dokumentet e kërkuara të sistemuara me kujdes.

Dorëzimi i tyre në derën pas shpine do të thoshte në rastin më të mirë “mirupafshim Shqipëri”.

Pak hapa tutje tyre është Renaldi, edhe ai një 18-vjeçar, maturant ekselent që synon jetesën në Gjermani.

Por teksa “karta e shanseve” e të shkuarit në Gjermani për të rinjtë e sapo-diplomuar është ndjekja e studimeve universitare, destinacioni i parapëlqyer i shqiptarëve po mendon vetë për pjesën tjetër, ata që i kanë vënë kyçin arsimimit dhe presin për një punë.

Ministri i Punës, Hubertus Heil paralajmëroi në fillim të javës se Gjermania do të miratojë një “ligj modern imigrimi” i cili do t’i hapte dyert të huajve që duan të punojnë.

Po çfarë do të thotë kjo për tregun e punës në vend, dhe si mund të amortizohet largimi në masë.

Referuar të dhënave nga Instituti Europian i Statistikave, Gjermania është shteti i tretë për numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit të dhëna në harkun e viteve 2008-2021.

Sipas Eurostat, dy vitet e fundit numri i lejeve të qëndrimit të dhëna nga Gjermania për shqiptarët janë tkurrur, por me fillimin e këtij viti shifrat janë rigjallëruar duke iu rikthyer niveleve të para pandemisë Covid-19.

A2 CNN Livestream

Dita jonë