Kuvendi mbyll pushimet, PS gati të bashkojë votat me Alibeajn për hapjen e dosjeve

Publikuar më: 6/9/2022, ora 11:29

Kuvendi mbyll pushimet, PS gati të bashkojë votat me Alibeajn për hapjen e dosjeve

Publikuar më: 6/9/2022, ora 11:29

Sesioni i ri parlamentar nisi pa ndonjë ndryshim nga seanca e fundit e muajt korrik. Opozita vijon të jetë e përçarë brenda sallës së Kuvendit, mazhoranca vijon të ketë si synim kryesor ndryshimet ligjore sa i takon largimi të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit nga funksionet publike dhe e vetmja gjë që dallon nga korriku ishte nxirrja e parlamentarëve nga rrezet përvëluese të muajt gushtë.

Seanca protokollare për çeljen e sesionit të ri politik kishte parashikuar nga një fjalim 10-minutësh të kryetarëve të grupeve parlamentare, duke përsëritur të njëjtën histori, Enkelejd Alibeaj foli në emër të demokratëve ndërsa Sali Berisha foli për kamerat e stacionuara jashtë Kuvendit. Mesazhi i kryedemokratit ishte vijim i qëndrimeve të mbajtura duke nënvizuar një stinë protestash të koordinuara me një qëllim të qartë.

E ndërsa Berisha fliste jashtë, në sallën e Kuvendit, Taulant Balla po rendiste prioritetet e shumicës duke dhënë lajmin e parë për këtë sesion politik, socialistët bashkojnë votat me demokratët e Alibeajt për largimin e ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit.

Me përfundimin e seancës plenare dhe dhënien e sinjaleve të para të bashkëpunimit ndërsa mazhorancës dhe një grupimi të opozitës, nis edhe një sezon i ri politik ku të tilla bashkëpunime duket se imponohen nga agjenda parlamentare e politike si reforma zgjedhore, reforma territoriale apo edhe amnistia fiskale dhe legalizimi i kanabisit.