Letra e Macron dhe Scholz, Kurti: Mbështesim interesimin e Gjermanisë dhe Francës

Publikuar më: 6/9/2022, ora 15:50

Letra e Macron dhe Scholz, Kurti: Mbështesim interesimin e Gjermanisë dhe Francës

Publikuar më: 6/9/2022, ora 15:50

Kosova mbështetë interesimin e Gjermanisë dhe Francës për procesin e dialogut me Serbinë. Kështu u shpreh kryeministri, Albin Kurti, duke komentuar letrën e presidentit Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz për presidentin Aleksandër Vuçiç, në të cilën e këshillojnë që të përgatitet për vendime të vështira për normalizimin e raporteve Beograd-Prishtinë.

“Kosova e kupton rëndësinë e integrimit europian në zemrën e të cilit për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, dhe neve në veçanti, ndodhet Gjermania dhe Franca. Andaj, ne e mbështesim faktin që dy shtete kaq të rëndësishme europiane dhe njohëse të Republikës sonë që nga fillimi, do të ndihmojnë ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje ligjërisht obligueshme që e ka në qendër njohjen reciproke”, tha Kurti.

Kurti foli edhe për respektimin e plotë të ujdisë për dokumente mes Kosovës dhe Serbisë, por dhe të lëvizjes së lirë të qytetarëve

“Në pikat kufitare po vlen reciprociteti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi insistuar për liri të lëvizjes dhe ajo do të nënkuptonte liri të plot të lëvizjes, pasi liria e cunguar nuk është liri. Këtë gjë, zëvendëskryeministri është duke adresuar edhe me ndërmjetësit. Për në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, padyshim që ajo vlen. Veçse unë e kuptoj se nuk mund të kemi liri të cunguar apo të pjesshme të lëvizjes”, u shpreh Kurti.

Komentet e Kurtit erdhën pas ceremonisë së 23-vjetorittë krijimit të Policisë së Kosovës.