Liz Truss prezanton anëtarët e “besuar” të kabinetit

Publikuar më: 6/9/2022, ora 21:30
lizz truss

Liz Truss prezanton anëtarët e “besuar” të kabinetit

Publikuar më: 6/9/2022, ora 21:30

Pak orë pas marrjes së mandatit, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss ka prezantuar dhe anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar që do e shoqërojnë gjatë detyrës së saj.

Kështu në postin e kancelarit është emëruar Kwasi Kwarteng, James Cleverly do të mbajë detyrën e sekretarit të jashtëm, Suella Braverman është emëruar sekretare e shtëpisë dhe Therese Coffey do të jetë në pozitat e zëvendëskryeministres dhe sekretares së shëndetësisë.

Më herët, Liz Truss mbajti dhe fjalimin e parë si kryeministre ku u angazhua se prioritetet e qeverisjes së saj do të jenë energjia, ekonomia dhe shëndetësia.