Mashtrim me mijëra euro në Facebook, në pranga një person, në kërkim një tjetër

Publikuar më: 6/9/2022, ora 13:23
Facebook llupa 1024x576

Mashtrim me mijëra euro në Facebook, në pranga një person, në kërkim një tjetër

Publikuar më: 6/9/2022, ora 13:23

Policia ka vënë në pranga një 34-vjeçar, ndërsa ka shpallur në kërkim një person tjetër. Ata akuzohen se u prezantuan me identitet të rremë në një rrjet social, për t’i marrë një shtetasi nëpërmjet mashtrimit, 6000 euro, identifikohet dhe vihet në pranga 34-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se në një rrjet social 2 persona të paidentifikuar i janë prezantuar me identitetin e një shtetasi tjetër dhe duke e mashtruar, i kanë kërkuar një shumë parash prej 6000 eurosh, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe ndalimin këtyre shtetasve në kuadër të operacionit policor të koduar “Fiction”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi T. Y., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi” dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi F. Gj., 39 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit në një rrjet social, duke u prezantuar si dikush tjetër, i kanë kërkuar shtetasit F. B., 33 vjeç, shumën prej 6000 eurosh”, njofton policia.