Miliona raketa dhe plumba nga Kim Jong-un, Rusia lufton në Ukrainë me armët e Koresë së Veriut

Publikuar më: 6/9/2022, ora 10:33

Miliona raketa dhe plumba nga Kim Jong-un, Rusia lufton në Ukrainë me armët e Koresë së Veriut

Publikuar më: 6/9/2022, ora 10:33

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është i pranishëm në fazën përfundimtare të stërvitjeve të mëdha ushtarake, Vostok 2022. Në këto manovra merr pjesë edhe Kina, që ka dërguar një delegacion tepër të fuqishëm ushtarak me mbi 2 mijë trupa dhe 300 mjete luftarake. Kështu Putin po tregon muskujt përballë botës, bashkë me aleatin e saj Kinën. Duke kaluar nga një vend komunist në tjetrin, Rusia po mbështet në shtete me regjim totalitar për bashkëpunime.

Ministria e Mbrojtjes po blen miliona raketa dhe armatime të artilerisë nga Koreja e Veriut për të mbështetur luftën në Ukrainë. Këtë e njofton inteligjenca amerikane, që nënvizon se “ushtria ruse vazhdon të vuajë nga mungesa serioze e furnizimeve në Ukrainë, pjesërisht për shkak të kontrolleve të eksportit dhe sanksioneve”.

Regjimi i Kim Jong-un ka fajësuar SHBA-në për konfliktin dhe ka akuzuar Perëndimin se po ndjek një “politikë hegjemoniste” që justifikon përdorimin e forcës nga Rusia. Muajin e kaluar, Koreja e Veriut njohu pavarësinë e dy shteteve të vetëshpallura në Ukrainën lindore, atë të Donjeckut dhe Luhanskut, duke u zotuar të thellojë miqësinë e saj me Moskën.

Putin tha se të dyja vendet do të zgjerojnë “marrëdhëniet e tyre gjithëpërfshirëse dhe konstruktive dypalëshe”, sipas medias shtetërore të Penianit. Ndërkohë, Kremlini duket se ka shtyrë planet për të aneksuar një pjesë tjetër të territorit të Ukrainë. Për motive sigurie, autoritetet pushtuese ruse në Kherson kanë shtyrë të ashtuquajturin referendum në qytetin jugor.