Qyteti holandez që do të ndalojë reklamat e mishit

Publikuar më: 6/9/2022, ora 18:51
126614561 mediaitem126614560

Qyteti holandez që do të ndalojë reklamat e mishit

Publikuar më: 6/9/2022, ora 18:51

Qyteti i Haarlem në Holandë ka vendosur të ndalojë shumicën e reklamave të mishit nga hapësirat publike për shkak të ndikimit të ushqimit në klimë.

Mocioni i hartuar nga GroenLinks, një parti politike e gjelbër, është përballur me kundërshtimin e sektorit të mishit dhe disa aktivistë që deklarojnë se mbyt lirinë e fjalës.

OKB thotë se kafshët prodhojnë më shumë se 14% të të gjitha gazeve serrë, përfshirë metanin.

“Mishi është shumë i dëmshëm për mjedisin. Ne nuk mund t’u themi njerëzve se ka një krizë klimatike dhe t’i inkurajojmë ata të blejnë produkte që ndikojnë për keq në të,” tha për gazetën Trouë Ziggy Klazes, një këshilltar nga GroenLinks që hartoi mocionin.

Qeveria e qytetit me 160,000 banorë thotë se ende nuk është vendosur nëse mishi i prodhuar pa kosto për mjedisin do të përfshihet në ndalimin e reklamave.

Propozimi u mbështet edhe nga deputetët e Partisë Sfida Demokristiane.