Reforma zgjedhore, dështuan në 6 muaj, deputetët kërkojnë zgjatje afati deri në mars

Publikuar më: 6/9/2022, ora 12:15

Reforma zgjedhore, dështuan në 6 muaj, deputetët kërkojnë zgjatje afati deri në mars

Publikuar më: 6/9/2022, ora 12:15

Komisioni i Posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore vendosi t’i propozojë seancës plenare zgjatjen e afatit me 6 muaj. Vendimi kaloi me konsensus duke vendosur që veprimtaria të shtyhet deri në 10 mars 2023, kohë në të cilën partitë politike do të kenë zbritur në terren për zgjedhjet e përgjithshme vendore.

6 muajt e parë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore ishin një dështim në veprimtarinë parlamentare, pasi nuk prodhuan asnjë rezultat. Deputetët kërkuan të marrin edhe gjashtë muaj të tjerë kohë në mënyrë që të hartojnë amendamentet e nevojshme për të plotësuar mangësitë në organizimin e proceseve zgjedhore.

Mbledhja zgjati më pak se 30 minuta, por mosbesimi ndërmjet palëve u reflektua, ndonëse në rendin e ditës ishin çështje teknike si zgjatje afati dhe caktim ekspertësh. Ndonëse jo të shprehur në letër, deputetët vendosën ta ndajnë punën e komisionit në dy faza.

“Reflektohen edhe disa çështje të cilat janë më emergjente siç janë ata që prekim për aq sa prekin edhe çështjet e zgjedhjeve vendore pasi ju të sillni produktin, në një kohë sa më të shpejtë do të mblidhemi sërish”, tha Enkelejd Alibeaj.

Emergjenca e amendamenteve për nenet e Kodit që prekin zgjedhjet vendore është edhe më e madhe në një kohë kur Presidenti i Republikës pritet të dekretojë datën për lokalet 2023.