Tajfuni Hinnamnor, anulohen mbi 100 fluturime për shkak të erërave të forta

Publikuar më: 6/9/2022, ora 09:02

Tajfuni Hinnamnor, anulohen mbi 100 fluturime për shkak të erërave të forta

Publikuar më: 6/9/2022, ora 09:02

Mbi 100 fluturime janë anuluar dhe shërbimet hekurudhore janë pezulluar për shkak të erërave të forta dhe shirave të rrëmbyer, me tajfunin Hinnamnor që ka goditur jugperëndimin e Japonisë.

124 fluturime u anuluan brenda disa orëve duke shkaktuar radhë e kaos në aeroportet e vendit.

Tajfuni pritet të sjellë edhe më shumë shi, teksa po zhvendoset drejt veriut të vendit dhe pritet që brenda kësaj të marte, të kalojë nga tajfun në një ciklon ekstra-tropikal.

Zyrtarët shtetërorë vazhdojnë thirrjet për qytetarët që të jenë vigjilentë e të kujdesshëm, sidomos nga erërat e forta.