Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

U zgjodh kryeministre, Liz Truss prezanton prioritetet e qeverisë së saj

Nga A2 CNN
6 Shtator 2022, 18:33 | Bota
U zgjodh kryeministre, Liz Truss prezanton prioritetet e qeverisë së

Menjëherë pasi mori mandatin nga Mbretëresha për formimin e qeverisë së re, Liz Truss mbajti fjalimin e saj të parë nga Downing St, ku prezantoi dhe prioritetet e kabinetit të saj.

Pasi falënderoi paraardhësin e saj, Boris Johnson për punën e shkëlqyer në drejtimin e vendit, gjatë krizave të mëdha siç ajo i quajti të pandemisë, luftës në Ukrainë apo dhe Brexit, Liz Truss deklaroi se në fokus të punës së saj do të jetë ekonomia, energjia dhe shëndetësia.

Truss fajësoi presidentin rus Vladimir Putin për krizën energjetike globale dhe u angazhua se do të bëjë të pamundurën për të transformuar më tej Britaninë.

“Do të ndërmarrim të gjitha hapat e duhur për transformimin e vendit. Kemi në plan të përballemi me krizën energjetike që po na kërcënon dhe që është shkaktura nga Vladimir Putin”, tha mes të tjerash kryeministrja e re.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu