Ulen rastet e reja me koronavirus, një humbje jete

Publikuar më: 6/9/2022, ora 18:20
Koronavirusi ne shqiperi 1024x576

Ulen rastet e reja me koronavirus, një humbje jete

Publikuar më: 6/9/2022, ora 18:20

Një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vendin tonë, duke e çuar në 3584 bilancin total të fataliteteve që nga nisja e pandemisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 294 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, 62 prej tyre kanë rezultuar pozitive, duke shënuar një rënie të infektimeve të reja.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 294 testime, 62 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 415 të shëruar në 24 orët e fundit

6  Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 294 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 62 qytetarë, në këto bashki:

19 në Tiranë, 6 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Lushnje, nga 3 Durrës, Dibër, Himarë, Gramsh, Devoll, nga 2 Vlorë, Kavajë, Tepelena, nga 1 Shkodër, Lezhë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Sarandë, Kolonjë.

Janë 1,861 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 88 vjeç.

Janë shëruar 415 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 323,692 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (6 Shtator 2022)

Raste të reja ditore                62

Të shëruar në 24 orë          415

Të shtruar në spitale             16

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                     294

Testime totale                   1,966,374

Raste pozitive                      329,137

Raste të shëruara                  323,692                                                                                          

Raste Aktive                             1,861

Humbje jete                              3,584

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    855

Shkodër                 184

Fier                         172

Elbasan                   163

Durrës                     118

Korçë                       100

Vlorë                         92

Gjirokastër                54

Berat                           49

Dibër                           45

Lezhë                          24

Kukës                           5