Vetëvritet 55-vjeçarja në Kamëz, Policia ndalon bashkëshortin si shkaktar

Publikuar më: 6/9/2022, ora 09:25
Kamez Albania 01   Town Center 1087x720

Vetëvritet 55-vjeçarja në Kamëz, Policia ndalon bashkëshortin si shkaktar

Publikuar më: 6/9/2022, ora 09:25

Një ngjarje e rëndë që si pasojë ka sjellë vetëvrasjen e një 55-vjeçare në fshatin Frutikulturë të Kamzës po hetohet nga organet ligjzbatuese, që kanë ndaluar bashkëshortin e saj.

Ngjarja ka ndodhur më 4 shtator, rreth orës 15:00, kur shtetasja me inicialet SH.L është vetëvarur.

Bashkëshorti 56-vjeçar, që mban të njëjtat iniciale, fillimisht nuk ka denoncuar ngjarjen, dhe vetëm në mbrëmje, pasi  kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit, ka njoftuar familjarët, duke i gënjyer se viktima kishte vdekur për shkaqe natyrore.

Kjo ka mjaftuar për të vënë në lëvizje organet e policisë, që kanë kryer ndalimin e personin duke e shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 5, me akuzën “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.