Vetingu në polici, vlerësimi nis nga viti 2008, ILDKPKI pjesë përbërëse e vetingut

Publikuar më: 6/9/2022, ora 15:25

Vetingu në polici, vlerësimi nis nga viti 2008, ILDKPKI pjesë përbërëse e vetingut

Publikuar më: 6/9/2022, ora 15:25

Ministria e Brendshme ka dorëzuar në kuvend projektligjin për vetingun në polici. I nisur që në vitin 2019, vetingu pësoi disa ndryshime deri sa u vendos që do të jetë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore që do të bëjë vlerësimin kalimtar të drejtuesve të policisë, ata të gardës, por edhe vetë drejtuesve të saj.

Për herë të parë, komponenti i pasurisë do të bëhet nga Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe deklarimit të pasurive.

Institucioni është bërë pjesë përbërëse e ligjit, pasi deri në vitin 2006 ka të arkivuara deklarimet e drejtuesve të Policisë së Shtetit. Ndryshe nga ligji i vjetër kur Komisioni i Jashtëm merrte informacion nga ILDKPI, tashmë komponenti i pasurisë do të raportohet nga ky inspektoriat. Ai i figurës nga Agjencia e Mbikëqyrjes policore e cila do të ketë në përbërje një komision të përhershëm, ndërsa aftësitë profesionale nga vetë Policia e Shtetit e cila do të paraqesë një raport të hollësishem mbi oficeret që do të vetohen.

Një tjetër risi për vlerësimin kalimtar të punonjësve të policisë është dhe koha e vlerësimit. Sipas projektligjit, shtrirja kohore fillon nga viti 2008 e më tej. Afati sipas Ministrisë bazohet në parashikimet e legjislacionit për ruajtjen dhe arkivimin e dokumentacionit nga institucionet publike dhe afateve e parashkrimit të veprave penale.

Gjithashtu, në projekt është parashikuar dhe afati i përfundimit të vetimit për një dosje e cila do shtrihet në 180 ditë punë nga momenti i fillimit të hetimit.

Sipas ministrisë, projektligji që në momentin që transferohet tek Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ul dhe kostot deri në vlerën e 45 milionë lekëve.