Zbulohen shifrat e kontratës astronomike të Mbappe

Publikuar më: 6/9/2022, ora 19:30
mbappe

Zbulohen shifrat e kontratës astronomike të Mbappe

Publikuar më: 6/9/2022, ora 19:30

Kylian Mbappe nënshkroi një kontratë të re me Paris Saint Germain deri në vitin 2025, duke vendosur të mos mbajë fjalën që i kishte dhënë Realit të Madridit.

“The New York Times” zbuloi më në fund shifrat e kësaj kontrate të re: sulmuesi francez do të përfitojë 251 milionë euro në 3 vitet e ardhshme.

Përveç kësaj page faraonike, Mbappe “futi në xhep” edhe 125 milionë euro vetëm për faktin që firmosi këtë kontratë të re.

Duket se rinovimi i ka bërë mirë francezit, i cili e ka nisur në mënyrë fantastike këtë sezon: në 5 ndeshjet që ka zhvilluar në kampionatin francez, ka shënuar 7 gola.