Akuzat e Gledis Nanos për dekonspirime, Çuçi: Kur nuk e di drejtori, vështirë se do ta dijë ministri

Publikuar më: 7/9/2022, ora 13:00
7 SHTATOR MBLEDHJA E QEVERISE frame 3947 1280x720

Akuzat e Gledis Nanos për dekonspirime, Çuçi: Kur nuk e di drejtori, vështirë se do ta dijë ministri

Publikuar më: 7/9/2022, ora 13:00

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, komentoi me ironi deklaratën e ish-drejtorit të Policisë, Gledis Nano, se operacionet e policisë dekonspiroheshin nga brenda radhëve.

“Në lidhje me deklaratën e ish-drejtorit, kur nuk e di drejtori kur ishte në detyrë, vështirë se do ta dijë ministri këtë gjë”, tha Çuçi.

“Ajo është në hapësirën e informacionit që ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Do të hetojmë dhe pa diskutim do të përfshihet edhe ish-drejtori i Policisë që ka bërë këtë deklaratë, për të shkuar drejt zbardhjes së të vërtetës dhe për të goditur këdo që dekonspiron nga brenda operacionet e policisë”.

Dy ditë më parë, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, tha për një media franceze se operacionet e policisë në Shqipëri dekonspirohen. Ai tha se 14 kriminelë u arratisën si pasojë e informacionit të marrë përpara se të arrestoheshin nga uniformat blu.