Arabia Saudite paralajmëron Netflix: Po shkel vlerat e islamit, do të marrim masa

Publikuar më: 7/9/2022, ora 09:45
netflix 1280x720

Arabia Saudite paralajmëron Netflix: Po shkel vlerat e islamit, do të marrim masa

Publikuar më: 7/9/2022, ora 09:45

Disa shtete arabe i kanë kërkuar Netflix që të heqë të gjitha materialet nga platforma e vet, që shkelin “vlerat dhe parimet e islamit dhe shoqërisë”.

Në një deklaratë për mediat, Këshilli i Mediave Saudite dhe Vendeve të Gjirit, një organ monitorues, tha se disa filma dhe seriale, mes tyre edhe ato për fëmijë, bien ndesh me rregullat.

Edhe pse agjencia nuk dha detaje të mëtejshme, televizioni shtetëror saudit shfaqi disa pamje nga seriali “Jurassic World: Camp Cretaceous”, ku dy vajza adoleshente puthen pasi i shprehin dashurinë njëra-tjetrës. Në raportin monitorues përfshihen edhe pamje nga filmi francez “Cuties”, që akuzohet për dhënie të mesazheve të pamoralshme që kërcënojnë rritjen e shëndetshme të fëmijëve.

Autoritetet paralajmërojnë që nëse Netflix nuk i përmbahet direktivave, atëherë do të merren masat e përshtatshme.

Edhe pse Arabia Saudite nuk ka ligje që rregullojnë orientimin seksual të njerëzve, apo identitetin gjinor, marrëdhëniet seksuale jashtëmartesore, si dhe ato homoseksuale, janë të ndaluara rreptësisht. Sipas ligjeve fetare, marrëdhënia homoseksuale dënohet me vdekje apo rrahje me kamxhik, në varësi të rastit.