Droni turk që duan të gjithë, Serbia siguron “Bayraktar”

Publikuar më: 7/9/2022, ora 21:01
640 0 6318bd73ce553

Droni turk që duan të gjithë, Serbia siguron “Bayraktar”

Publikuar më: 7/9/2022, ora 21:01

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi arritjen e një marrëveshjeje me Turqinë për të blerë dronë “Bayraktar”, të cilët tashmë kërkohen nga të gjithë për shkak të efikasitetit të treguar në luftën në Ukrainë, ku i kanë shkaktuar dëme të mëdha ushtrisë ruse.

Gjatë konferencës për shtyp me Erdogan, Vuçiç vlerësoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivelin më të lartë, duke sjellë në vëmendje dhe shkëmbimet tregtare të cilat kanë pësuar një rritje të ndjeshme.

“Jemi në pritje dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm të arrijmë të realizojmë marrëveshjen. Jemi gati të kalojmë disa qindra milionë euro për dronët Bayraktar”, tha Vuçiç.