Erdogan takon Vuçiç: Gati të ndihmojmë që të zgjidhni mosmarrëveshjet me Kosovën

Publikuar më: 7/9/2022, ora 19:35
00e90000 0aff 0242 1d8c 08da90ef4c35 w1597 n r1 st s 1280x720

Erdogan takon Vuçiç: Gati të ndihmojmë që të zgjidhni mosmarrëveshjet me Kosovën

Publikuar më: 7/9/2022, ora 19:35

Në vijim të turit në Ballkan, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ndaloi në Beograd, ku u prit nga homologu Vuçiç, me të cilin mbajti dhe një konferencë për shtyp.

Erdogan shprehu gatishmërinë e Turqisë për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

 “Jemi të kënaqur që është arritur marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës për kalimin e kufijve me letërnjoftime. Sa i përket targave, shpresoj që të arrihet marrëveshje sa më shpejt. Jam i gatshëm të ofrojë mbështetjen për tejkalimin e problemeve të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse Ballkani nuk mund të tolerojë më këto lloj problemesh”, u shpreh Erdogan.

Më tej, presidenti turk foli dhe për çështjen e Rusisë duke e cilësuar provokuese sjelljen e shumë vendeve ndaj këtij vendi.

“Kur Rusia ndaloi rrjedhën e gazit, papritur, çmimet u rritën në Evropë. Tani të gjithë janë të shqetësuar se si do t’i mbijetojnë dimrit. Pse nuk e keni menduar më parë për këtë? Rusia ka në dorë një letër kaq të rëndësishme. Ju duhet të kishit menduar më parë për këtë”, tha ai.

Presidenti turk tha se Rusia nuk duhet të nënçmohet ndërsa tërhoqi vërejtjen se asnjëra palë nuk është duke e fituar luftën në Ukrainë.