Gara e sporteve ujore, më 10 shtator organizohet në Sazan

Publikuar më: 7/9/2022, ora 16:58

Gara e sporteve ujore, më 10 shtator organizohet në Sazan

Publikuar më: 7/9/2022, ora 16:58

Prej disa kohësh, edhe sportet ujore në vend kanë pasur rritje të interesimit. “Albanian ëater sport” organizojnë këtë të shtunë garën e madhe në Sazan, ku çdo i apasionuar pas sporteve ujore ka mundësi të marrë pjesë.

Distanca që do të përshkojë çdo pjesëmarrës është 10 kilometra, ndërsa sportet që do të praktikohen janë të dispilinave të ndryshme.

Edhe pse janë një kategori e re sporti në Shqipëri, përfitimet që merr janë të shumta. Gara e parë do të zhvillohet në Sazan, ku do të marrin pjesë vetëm profesionistë, ndërsa pas dy javësh do të ketë një tjetër aktivitet në Liqenin e Farkës, ku do të ftohen studentë nga e gjithë Europa.