Irani reagon pas vendimit të Ramës për të ndërprerë marrëdhëniet: Vendim dritshkurtër i Tiranës

Nga A2 CNN
7 Shtator 2022, 21:56 | Aktualitet
Irani reagon pas vendimit të Ramës për të

Teherani zyrtar reagoi menjëherë pas vendimit të kryeministrit Rama për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dëbuar diplomatët nga Tirana, në lidhje me sulmin kibernetik që pezulloi për javë të tëra shërbimet online të qeverisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Ka’nani i cilësoi deklaratat e kryeministrit Rama si të pabaza, ndërsa vendimin për të ndërprerë marrëdhëniet si dritëshkurtër dhe të pamenduar mirë.

“Si një nga vendet që ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike në infrastrukturën e saj kritike, Republika Islamike e Iranit kundërshton dhe dënon çdo përdorim të hapësirës kibernetike si mjet për të sulmuar infrastrukturën e vendeve të tjera”, tha zyrtari iranian.

Ai shtoi se vendet e treta që mbështesin terrorizmin kanë luajtur një rol kyç në vendimin e gabuar të Shqipërisë, duke ju referuar këtu Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu