Kallashnikovi në kashtë, arrestohet 57-vjeçari

Publikuar më: 7/9/2022, ora 10:12
WhatsApp Image 2022 09 07 at 10.07.30 1280x720

Kallashnikovi në kashtë, arrestohet 57-vjeçari

Publikuar më: 7/9/2022, ora 10:12

Një burrë është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij iu gjet një armë pa leje.

Policia tha se, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri pa leje, ka ushtruar kontroll në ambientet e banesës së shtetasit Rr. K., 57 vjeç, banues në Zejmen. “Si rezultat, në ambientet e jashtme të banesës së këtij shtetasi, është gjetur e fshehur një armë zjarri automatik, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi Rr. K., 57 vjeç, banues në Zejmen, për veprën penale ‘Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’”, tha Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.