Kriza energjetike, biznesi i trembet “skadimit” të mbështetjes nga qeveria

Publikuar më: 7/9/2022, ora 15:32

Kriza energjetike, biznesi i trembet “skadimit” të mbështetjes nga qeveria

Publikuar më: 7/9/2022, ora 15:32

Paratë nga Buxheti i Shtetit, të vëna në dispozicion të garantimit të furnizimit me energji nga qeveria po mbarojnë. Nga 28 miliardë lekë në total, 20 prej të cilave për subvencione e 8 për kredi, tanimë 60 për qind e shumës është harxhuar.  

Pjesa më e madhe e këtij fondi ka shkuar për të subvencionuar një pjesë të çmimit të energjisë për rreth 7500 biznese, që prej 1 janarit të këtij viti, duhet të ishin në treg të lirë.

Në një kohë që paratë mbarojnë e kriza energjetike thellohet, sipërmarrësit druhen se edhe mbështetja e qeverisë do të marrë fund prej tetorit, hap i cili do të fuste në kolaps linjat e prodhimit.

Nga kjo krizë të gjithë do të dalin të dëmtuar, mbi të gjitha qytetarët shqiptarë.

Sipërmarrja është e gatshme të hidhet nga vetëprodhimi përmes paneleve fotovoltaike, për të cilat pritet një zgjidhje nga qeveria.

Pasi preku rekordin prej 1 mijë eurosh për njësi në fund të gushtit, energjia elektrike e tregtuar në bursa ka pësuar rënie, duke u tregtuar aktualisht për 481 euro për megavat-orë.