Leyen akuza Putinit për manipulim tregu, Rusia arkëtoi miliarda dollarë nga BE për naftën dhe gazin

Publikuar më: 7/9/2022, ora 16:06
MB BE PAGESAT RUSIA frame 290 1280x720

Leyen akuza Putinit për manipulim tregu, Rusia arkëtoi miliarda dollarë nga BE për naftën dhe gazin

Publikuar më: 7/9/2022, ora 16:06

“Putin po manipulon tregun tonë energjetik dhe po përdor furnizimet me gaz si armë”. Akuza është lëshuar nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila shtoi se “loja cinike e presidentit rus, për Brukselin është një test uniteti dhe solidariteti”.

Deklarata e saj erdhi gjatë prezantimit të detajeve për planin e ndërtuar për të kundërshtuar shtrenjtimin e çmimit të energjisë në bllokun me 27 vende anëtare.

Në këtë paketë, do të vendoset dhe një tavan mbi çmimin e gazit të importuar nga Rusia. Ndërkohë, Rusia ka arkëtuar 158 miliardë dollarë nga eksportet e naftës dhe gazit, që prej nisjes së luftës në Ukrainë. Shifrën e raportoi Qendra për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër, sipas së cilës, gjysmën e këtyre parave, Moska i ka përfituar nga Bashkimi Europian.

Këto fonde raportohet se janë përdorur për të financuar luftën e trupave ruse në Ukrainë. Kontribuesi më i madh ka qenë Bashkimi Europian, i cili që prej 24 shkurtit i ka paguar Moskës 71.5 miliardë euro për blerjen e naftës dhe gazit.