Lokalin ku këndohej karaoke e përfshin zjarri, 32 viktima

Publikuar më: 7/9/2022, ora 19:16
126619671 8869f0af 4916 4d0a b321 6490e0dc8ee2.png

Lokalin ku këndohej karaoke e përfshin zjarri, 32 viktima

Publikuar më: 7/9/2022, ora 19:16

Të paktën 32 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e një zjarri që përfshiu një lokal ku këndohej karaoke në qytetin e Ho Chi Minh në Vietnam.

Zjarri ra në katin e parë të ndërtesës duke bërë të pamundur që personat që ishin brenda të dilnin nga dera kryesore. Për të shpëtuar, disa persona u hodhën nga kati i tretë.

Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje sapo u njoftuan, ndërkohë që shkaqet e nisjes së zjarrit janë ende të paqarta.

Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Sigurisë viktimat janë 17 burra dhe 15 gra, ndërkohë që në lokal në momentin e ngjarjes ndodheshin mbi 60 persona.