Nesër masat e kursimit të energjisë, ja detajet e vendimit të qeverisë

Publikuar më: 7/9/2022, ora 14:37

Nesër masat e kursimit të energjisë, ja detajet e vendimit të qeverisë

Publikuar më: 7/9/2022, ora 14:37

Qeveria shpall mëngjesin e së enjtes planin për krizën energjetike dhe kursimin. Masat u miratuan gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, por për shkak të rëndësisë së veçantë, do të komunikohen për publikun vetëm nesër.

Të shtyrë drejt kursimit, si familjet shqiptare, ashtu edhe biznesi dhe vetë shteti do të vuajnë disa ndalesa, duke nisur nga fikja e dritave natën.

Nesër do të mësojmë gjithashtu çmimin e energjisë për konsumatorët që do të kapërcejnë fashën 800 kilovatorëshe. Masa më të detajuara do të jepen edhe për shpërdorimin e energjisë në biznese dhe familje, ndërsa të gjitha institucionet publike do të ngarkohen me një objektiv kursimi. Krahas fikjes së dritave, qeveria do të kërkojë të nxisë më shumë drejt paneleve diellore, përmes një skeme mbështetëse.

Për të kontrolluar respektimin e masave, në terren nga 1 tetori do të angazhohet Task-Forca e posaçme për energjinë, që do të inspektojë edhe ndërhyrjet e paligjshme në rrjet.